Sot, në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan, Zëvendësministri i Drejtësisë, z. Blerim Sallahu dhe Ismail Dibrani, pritën në takim deputetin z. Mogens Jensen

0
134
TRIK TRAVEL

Sot, në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan, Zëvendësministri i Drejtësisë, z. Blerim Sallahu, së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës, z. Ismail Dibrani, pritën në takim deputetin z. Mogens Jensen, i cili është gjithashtu shef i Delegacionit të Parlamentit danez në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

TRIK TRAVEL

Në përputhje me marrëveshjen, delegacioni po viziton Qendrën e Paraburgimit.Vizita e delegacionit danez është pjesë e një bashkëpunimi ndërkombëtar, që rrjedh nga marrëveshja e fundit ndërmjet të dyja vendeve për të vlerësuar kushtet dhe standardet në këtë qendër.Gjatë vizitës, delegacioni u informua për sigurinë, reformat e fundit që janë ndërmarrë në sistemin korrektues, dhe planet e ardhshme për përmirësimin e infrastrukturës, të cilat janë duke u përshtatur me standardet e institucioneve korrektuese daneze.Zëvendësministri Sallahu dhe Drejtori Dibrani theksuan rëndësinë e kësaj vizite të delegacionit danez dhe njëkohësisht siguruan që të gjitha institucionet korrektuese, përfshirë edhe Qendrën e Paraburgimit në Gjilan, janë në përputhje me standardet evropiane.Në fund të takimit, z. Jensen shprehu vlerësimin e tij për punën që është bërë deri më tani dhe nënvizoi rëndësinë e vazhdimit të zbatimit të marrëveshjes së arritur ndërmjet Danimarkës dhe Kosovës.

TRIK TRAVEL

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here