Drejtori i Policisë: Në sulmin e mbrëmshëm janë përdorur rreth 15 deri në 20 kilogramë eksploziv

0
271
TRIK TRAVEL

Policia e Kosovës ka thirrur konferencë të jashtëzakonshme për media, pas sulmit të mbrëmshëm në kanalin e Ibër Lepencit në Zubin Potok, shkruan Gazeta Prishtina Post.

Në këtë konferencë kanë dalë drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.Hoxha ka thënë se vetëm në gjashtë muajt e fundit janë evidentuar gjashtë raste të shpërthimeve, në komunat me shumicë serbe në veri të vendit.

TRIK TRAVEL

Ai ka thënë se sulmi i mbrëmshëm në Zubin Potok ka qenë nga një grup i mirë organizuar, të cilët kanë njohuri në përdorimin e mjeteve shpërthyese.

Mes tjerash, Hoxha tha para mediave se në këtë sulm është përdorur një sasi e konsiderueshme e eksplozivit, rreth 15 deri në 20 kilogramë.

TRIK TRAVEL

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here