Lajmet e Fundit

Hajnat ia mësyjnë spitalit të Gjakovës, kryejnë vjedhje të rëndë në tri objekte

Nga · 1 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Hajnat në Kosovë përveç shtëpive e lokaleve të ndryshme që i kanë cak, shpesh ia mësyjnë edhe spitaleve, qoftë private apo edhe publike, me qëllimin për të kapur sado pak gjësende me vlerë. Të tilla raste janë shpeshtuar dhe kjo ka ngritur shqetësim për shkak të pasigurisë, por edhe humbjeve që po shkaktohen, raporton Gazeta PrishtinaPost.

Një rast i tillë ka ndodhur edhe së fundmi në Gjakovë, ku cak i hajnave është bërë Spitali i Përgjithshëm “Isa Grezda”.

Sinjali mëson se vjedhja është kryer në tri objekte të cilat janë në pronësi të spitalit rajonal të Gjakovës, që përdoren për asgjësimin e materialeve spitalore, e po ashtu edhe si depo teknike.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Vjedhja është raportuar në Polici nga një punonjës i spitalit “Isa Grezda” dhe hetimet për zbardhjen e rastit tashmë kanë filluar.

Lajmi është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, të cilët kanë njoftuar se ky rast është cilësuar si “Vjedhje e rëndë”.

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *