Lajmet e Fundit

Molliqaj: Përndjekja e gazetarëve është alarm për demokracinë, përdorimi i shërbimit sekret është propaganda

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka reaguar pas alarmit të ngritur nga gazetari Vehbi Kajtazi, se disa gazetarë po ndiqen nga agjentët e AKI-së.

image 26

Molliqaj ka thënë se përndjekja e gazetarëve është alarm për demokracinë.

Postimi:

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani

Përndjekja e gazetarëve është alarm për demokracinë. Përdorimi i shërbimit sekret në përndjekje është kambanë e totalitarizmit. Propaganda është polici, policia është propagandë – përpara se të të persekutojnë, ta fabrikojnë akuzën: je armik i popullit, je vegel e armikut. Ky është rend i gjërave në manuale, kështu veproi pushteti. Rilind Gërvalla, drejtor në RTK e shpalli fatvanë: gazetarët janë t’Serbisë, burimet na qenkan prej AKI-së, ata i paskan faktet. Akuza mori dhenë, gazetarët janë spiunë.

Publiku nuk e besoi akuzën, kërkoi llogari, kërkoi fakte. Fabrikimi u zbulua, qëllimet kriminale të pushtetit po ashtu. AKI zyrtarisht nuk qenka mbrapa akuzës, tregoi edhe presidentja. Në fakt, po flitet për instrumentalizim të segmenteve të saj. Rilind Gërvalla, pra Albin Kurti, përdori autoritet e AKI për të shpallur armiq. Pse AKI-në? Sepse kur thua AKI, je i prirur të mendosh që ata e dijnë por nuk flasin më tej.

Shiheni tash reagimin! Askush nuk merret me Rilindin që e përdori AKI-në për linçime e etiketime. Problem qenkanë gazetarët Lirim Mehmetaj, Berat Buzhala, Vehbi Kajtazi e Ilir Mirena që po tregojnë për instrumentalizmin e AKI-së. AKI nuk është e shenjtë. Ajo duhet të jep përgjegjësi sa herë i tejkalon kompetencat. AKI nuk ka as nuk duhet të ketë as detyrë policore e as të propagandës. Vendet ku AKI është pjesë e politikës ditore janë vende ku ka represion sistemik ndaj qytetarëve.

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *