Lajmet e Fundit

Ujqit e Putinit shihen duke marshuar në Serbi për “Çlirimin e Beogradit”/FOTO

Anëtarët e klubit motoçiklist rus “Ujqit e natës”, besnikë të presidentit rus Vladimir Putin, janë parë në rrugët e Serbisë duke festuar “çlirimin e Beogradit”, shkruan PrishtinaPost.

Qytetarët e mbledhur nga lëvizja “Besmrtni puk” (Regjimenti i Pavdekshëm) organizuan një manifestim për të nderuar pjesëmarrësit e Luftës së Dytë Botërore.Një ditë më parë, ata u nisën në një marsh nga Monumenti i Çlirimtarëve të Beogradit të vitit 1944 në drejtim të Sheshit të Republikës, ku do të vazhdojë ceremonia e shënimit të “çlirimit të kryeqytetit”.Pjesëmarrës edhe qeveritaret serbëMarshi kryesohej nga presidenti i nderit i fondacionit “Besmrtni puk”/regjimenti i pavdekshëm dhe ministri Nenad Popoviq, zëvendëskryeministri Aleksandar Vulin, ministrja e Mbrojtjes së Mjedisit, Irena Vujoviq, zëvendëskryetari i Këshillit të Federatës Ruse, Konstantin Kosaçov, zëvendëskryetari i Dumës Shtetërore, Petar Tolstoj, dhe ambasadori i Federatës Ruse në Serbi, Aleksandar Bocan-Harçenko.Përpara kolonës shihej grupi “Ujqërit e Natës

462563756 1287424502615123 6041061828650986121 n 768x620 1 1
462539902 1100285335011605 145238591150822828 n 1263x1536 1 842x1024

Çka është grupi “Ujqërit e Natës”?“Ujqërit e Natës” kanë qenë të spikatur në Ballkan, ku ata perceptoheshin si vija e parë e frontit në përpjekjet e Kremlinit për të rritur ndikimin e saj në rajon.“Ujqërit e Natës” janë një klub motoçiklistësh rus që u formua në vitin 1989 dhe janë të njohur për lidhjet e ngushta me Kremlinin dhe presidentin Vladimir Putin.

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani

Ky klub shpesh është përshkruar si një grup nacionalist që promovon vlerat e konservatorizmit dhe patriotizmit rus. Ata janë përkrahës të fuqishëm të politikave të Putinit dhe shpesh marrin pjesë në ngjarje publike që mbështesin qeverinë ruse.

“Ujqërit e Natës” janë të njohur për rolin e tyre në përhapjen e ndikimit rus në vendet ish-sovjetike dhe kanë marrë pjesë në aktivitete të ndryshme, përfshirë edhe fushata pro-ruse në Krime dhe Ukrainë gjatë krizës së vitit 2014.

Ky grup ka organizuar edhe “ture patriotike” nëpër vendet e ish-Bashkimit Sovjetik, duke përkujtuar fitoren e Bashkimit Sovjetik në Luftën e Dytë Botërore.Anëtarët e klubit kanë qenë të përfshirë në aktivitetet që mbështesin interesat strategjike të Rusisë jashtë vendit, dhe shpesh i janë akorduar nderime shtetërore nga qeveria ruse.

Ky grup shihet si një simbol i fuqisë së fortë kombëtare dhe frymës konservatore që përfaqëson pushtetin e Putinit.Theksojmë se “Ujqërit e natës” janë futur në listën e zezë nga vendet e Perëndimit, për shkak të mbështetjes që i kanë dhënë politikave pushtuese të Putinit në Ukrainë

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *