Lajmet e Fundit

Pak kohë pas pensionimit nga futbolli, Varane merr një punë të re

Nga · 2 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Raphael Varane ka marrë një punë të re vetëm pak javë pasi i dha fund karrierës si futbollist aktiv.

Ish-lojtari i Real Madridit dhe Manchester United i dha fund karrierës së tij legjendare më herët gjatë këtij viti, vetëm dy muaj pasi u transferua në Serie A tek Como.

Por, 31-vjeçari do të vazhdojë të mbetet pjesë e Comos, pasi edhe zyrtarisht ai është bërë pjesë e bordit drejtues, aty ku do të fokusohet në zhvillimin e të rinjve, edukimin dhe produktet inovative.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Varane gjithashtu do të këshillojë strategjinë e zhvillimit të klubit, duke përfshirë teknologjinë dhe inovacionin.

Nga përmirësimi i zgjidhjeve digjitale te përmirësimi i platformave të analizës së të dhënave dhe sistemeve të biletave.

Varaaa

“Ne jemi të lumtur ta mirëpresim Raphael në bordin tonë. Arritjet e tij në futboll, të kombinuara me interesimin e tij për të rinjtë dhe edukimin, përputhen me qëllimet tona për të ardhmen e Comos”.

“Ne kemi besim se eksperienca e tij do të kontribuojë në sukseset e lojtarëve dhe komunitetit tonë”, ka thënë drejtori i Comos, Mirwan Suwarso.

Pas marrjes së këtij roli Varane u shpreh i lumtur dhe i emocionuar për atë që pret në të ardhmen.

“Kalimi nga fusha në bordin drejtues nuk është fundi i rrugëtimit tim në futboll. Është një fillim i ri për të cilin me zi po pres. Të bashkohem me bordin e Comos më lejon që të vazhdojë të kontribuojë në sport duke ndërtuar të ardhmen”, ka thënë Varane./PrishtinaPost/

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *