Raportohet se Real Madridi është ‘penduar’ për transferimin e Mbappes

0
30
TRIK TRAVEL

Gazetari spanjoll Romain Molina ka bërë një pretendim të guximshëm duke raportuar se Real Madridi është ‘penduar’ për transferimin e Kylian Mbappes nga PSG-ja këtë verë.

Kapiteni i Francës me fanellën e madrilenëve ka shënuar shtatë gola në 11 ndeshje në të gjitha garat, ani pse raportohet që ‘Los Blancos’ nuk janë të lumtur me fillimin e tij të karrierës në ‘Santiago Bernabeu’.Për të shtuar më shumë polemikat u përkujdes pikërisht Molina i cili u shpreh mjaft i sigurt që bordi drejtues i klubit spanjoll është penduar për nënshkrimin me Mbappen

TRIK TRAVEL

Mendoj se Reali ka bërë një gabim të madh. Ai nuk pati parasezon, ai luajti menjëherë, jo si Bellingham. Kur e shihni se si është ai (Mbappe) fizikisht në moshën 25-vjeçare, nuk mund të ma shpjegoni”, ka thënë Molina.Tani që pauza e kombëtareve ka mbaruar, kampioni në fuqi do të rikthehet sot (e shtunë) në aksion në La Liga.Ata do të përballen me Celta Vigon në udhëtim me fillim nga ora 21:00 dhe Mbappe pritet të luajë nga minuta e parë.

TRIK TRAVEL

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here