Shëndetësi

Terapia premtuese me Lenacapavir në luftën kundër HIV rezulton me efikasitet të lartë

Lenacapavir, një trajtim i ri me injeksion për HIV-in, iu administrua grave në Afrikën e Jugut dhe Ugandë me pothuajse 100% efikasitet.

Sipas rezultateve të një studimi të ri të publikuar, një mjekim i dhënë dy herë në vit për të trajtuar SIDA ishte 100 për qind efektiv në parandalimin e infeksioneve të reja tek grate, raporton Euronews Health 

Studiuesit raportuan se nuk kishte infeksione në gratë dhe vajzat e reja që morën injeksione në një studim me rreth 5,000 në Afrikën e Jugut dhe Ugandë.

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani

“Të shohësh këtë nivel mbrojtjeje është mahnitëse,” tha Salim Abdool Karim rreth injeksioneve terapeutike. Ai është drejtor i një qendre kërkimore për AIDS në Durban, Afrika e Jugut, i cili nuk ishte pjesë e studimit.

Ilaçet e zhvilluara nga prodhuesi amerikan i barnave Gilead dhe të shitura si Sunlenca janë miratuar në SHBA, Kanada, Evropë dhe gjetkë, por vetëm si trajtim për HIV.

Kompania tha se është duke pritur për rezultatet e testimit te meshkujt përpara se të kërkojë leje për ta përdorur atë për t’u mbrojtur nga infeksioni.

Rezultatet tek gratë u publikuan të mërkurën në “New England Journal of Medicine” dhe u diskutuan në një konferencë për AIDS në Mynih

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *