Lajmet e Fundit

Haziri: “Puthja e vdekjes”, lulet që iu dhanë Mimozës për ditëlindje janë për “funeral politik”

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka komentuar një fotografi të zyrtarëve të VV-së përfshirë kryeministrin Kurti të cilët i shkuan në zyrë për t’ia uruar ditëlindjen Mimoza Kusari-Lilës, në kohën kur i dolën përgjimet me Simiqin e Listës Serbe.  

Haziri tha se lulet që iu dhuruan Kusari-Lilës janë “funeral politik” për të.

“Kjo i përngjan puthjes së fundit, puthjes së vdekjes. Do të thoja që këto lule në sallë janë lule të funeralit politik për Mimozën. Sado që po mundohet me u shitë si shefe e zgjedhur e grupit të VV-së ajo është trup i huaj në atë parti, Është përfaqësuese e një partie që ka hy aty është shkri në pozicion, një funksionare e caktuar, por që në politikë gjithmonë zgjedhet ai që i bën punët e ndyra për dikë”, tha Haziri.

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani

“Nëse flasim për ditëlindje që në vend të gëzimit e urimit duhet me paralajmëru pavarësisht vlerësimit, po situata që e ka sjellë këtu është funeral politik…”, u shpreh Haziri./PrishtinaPost

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *