Kina ka nisur stërvitjet ushtarake në shkallë të gjerë rreth Tajvanit duke simuluar sulme ndaj objektivave detare dhe tokësore.“Stërvitjet do të testojnë aftësitë e operacioneve të përbashkëta të Komandës së Teatrit Lindor të ushtrisë kineze dhe do të shërbejnë si një paralajmërim i ashpër për aktet separatiste të forcave të pavarësisë së Tajvanit”, tha zëdhënësi i komandës, Li Xi.
Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit ka “dënuar një sjellje të tillë irracionale dhe provokuese”, duke shtuar se kishte dërguar trupa për t’iu përgjigjur dhe mbrojtur Tajvanin.Sipas një deklarate nga zyra presidenciale e Tajvanit, Lai Ching-te ka organizuar një takim të sigurisë kombëtare për të diskutuar përgjigjen e Tajvanit në këtë rast.“SHBA është seriozisht e shqetësuar”, tha në një deklaratë Matthew Miller, zëdhënës i Departamentit të Shtetit të SHBA-së, duke shtuar se “provokimet e Kinës rrezikojnë përshkallëzimin”.