Një person është mbytur mesditën e kësaj të shtune në bregdetin Adriatik. Ngjarja është regjistruar pak minuta më parë në bregdetin e Rrushkullit, në veri të qytetit të Durrësit.
Sipas personave nga vendi i ngjarjes, policia ndodhet aty dhe po e heton rastin, shkruan Abcnews.al, transmeton Prishtina Post.
Mësohet se trupi i pajetë i 50-vjeçarit është dërguar në morgun e Durrësit, ku do t’i nënshtrohet autopsisë për të mësuar shkakun e vdekjes.
Prishtina Post