Shqiptarja shpallet “Miss Liberty 2025” në New York

0
228
TRIK TRAVEL

Ariela Ziu është shpallur “Miss Liberty 2025” në garën e Miss Manhattan. Vajza nga Kavaja rrëmbeu “Statujën e lirisë” në New York, ku triumfoi mes 13 vajzave.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Ariela ka zbuluar se kjo kurorë i ka bërë të mundur që të shkojë të konkurrojë në Miss New York.

TRIK TRAVEL

Ajo ka thënë se për këtë kurorë nuk ka qene kriter vetëm bukuria, por juria i ka pyetur dhe për tema aktuale. Pos kësaj, Ariela ka ndarë dhe detaje nga jeta e saj private, familja dhe deri te studimet që po ndjek në SHBA

“Unë tani sapo e kam filluar shkollën dhe kam 3 vite për të studiuar. Unë kam 20 vjet në SHBA. Jetoj me familjen, mami kur isha vogël më thoshte që anglishten do ta flasësh në shkollë dhe në shtëpi flisnim vetëm shqip. Unë kam lindur në Kavajë, mamin e kam nga Rrogozhina, kurse babi ka lindur në Kavajë, por është rritur në Lushnje.

Unë kam mbaruar shkollën për “Shkenca politike” dhe shumica e pyetjeve nga juria kanë qene lidhur me këtë. Unë i dhash përgjigjet siç i doja vetë dhe kështu fitova. Babi im e ka emrin Arianit dhe mami Elida, ranë në dashuri dhe sollën në jetë Arielën. Kështu ka lindur dhe emri im. Unë akoma jetoj me prindërit, që të kursejë lekë këto vite që jam me studime”, u shpreh ajo.

TRIK TRAVEL

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here