Kuriozitet

Kujdes nga ky mashtrim që synon llogaritë e Gmail

Nga · 1 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Një mashtrim që synon mbajtësit e llogarive Gmail ka bërë bujë në rrjete sociale.

Konsulenti i Microsoft Solutions, Sam Mitrovic, mund të kishte qenë viktimë, siç shpjegoi në një postim.

Ai mori një njoftim që i kërkonte të miratonte një përpjekje për rikuperimin e llogarisë Gmail që ai nuk e nisi.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Një javë më vonë, afërsisht në të njëjtën orë të ditës, Mitrovic edhe një herë mori një njoftim që i kërkonte të miratonte një përpjekje për rikuperimin e llogarisë Gmail, të cilën ai përsëri refuzoi ta aprovonte.

Dhe edhe një herë, pas 40 minutash ai mori një telefonatë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell PrishtinaPost.

Këtë herë, ai e gjeti veten duke folur me një amerikan, edhe pse telefonata e kishte origjinën nga Australia.

Burri në anën tjetër të telefonatës i kishte thënë se ka një aktivitet të dyshimtë në llogarinë e tij.

Gjatë bisedës telefonike, Mitrovic kërkoi në Google numrin e telefonit nga erdhi thirrja dhe ai u shfaq si një numër i ligjshëm për Google në Australi./PrishtinaPost

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *