Ekonomi

Rasti ‘Avicena’: Krimet Ekonomike kontrolluan 36 lokacione, mbyllen rreth 20 pika

Nga · 1 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Krimet Ekonomike kanë zhvilluar të enjten aksion në shumicën e pikave të rrjetit të laboratorëve dhe poliklinikave ‘Avicena’ në Kosovë, nën dyshimet për keqpërdorim të pozitës zyrtare, falsifikim të dokumenteve dhe ushtrim të kundërligjshëm të veprimtarisë mjekësore dhe farmaceutike.

Gjatë këtij aksioni, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, ka kontrolluar 36 lokacione të ndryshme, për çka Sinjali raportoi dje ekskluzivisht.

Siç merr vesh sot Gazeta Sinjali, Inspektorati Shëndetësor ka mbyllur rreth 20 lokacione, ku 5 pika kanë rezultuar që s’janë aktive, kurse 9 të tjera do të vazhdojnë punën me masat e shqiptuara nga ky institucion.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Si prova materiale, janë gjetur dhe sekuestruar: tri pistoleta, 6 copë armë të gjata, 598 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm, një telefon, 2 shtëpiza kompjuteri, 7 DVR dhe dokumente të ndryshme, njoftoi sot Policia.

Ndryshe, Prokurori i rastit dje deklaroi se aksioni lidhet me dyshimin që certifikatat mjekësore për patentë shoferë janë lëshuar prej pikave që nuk kanë pasur licencë nga ky laborator.

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *