Afera e MMPHI-së – Borxhi prej më shumë se 4 milionë i kompanisë “Fluidi” u shlye me vetëm 13 mijë euro

0
191
TRIK TRAVEL

Ushtruesi i detyrës i sekretarit të përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Izedin Bytyçi, u la në masën e arrestit shtëpiak për të paktën 30 ditë, për shkak të dyshimeve për keqpërdorim të detyrës zyrtare, tejkalim të kompetencave, përfitim të kundërligjshëm dhe presion ndaj zyrtareve.

Doja e Prokurorisë e siguruar nga Paparaci, shpërfaq keqpërdorimet milionëshe në ministrinë e Liburn Aliut.

TRIK TRAVEL

Bytyçi dyshohet se me dashje ka tejkaluar kompetencat e tij, duke vepruar në kundërshtim të plotë me rregullat dhe procedurat e përcaktuara në Ligjin për Ujërat e Kosovës, ashtu që i pandehuri ka anashkaluar në tërësi raportin e grupit ministror, të cilin e ka formuar me vendimin 4203/2021, me qëllim të përllogaritjes së borxheve të Operatorëve Ekonomik, ambalazhuesve ndaj ARPL-së, sipas të cilit raport vlera e përgjithshme e borxheve të krijuara nga operatorët ekonomik është 19,297,447.67 euro, ndërsa i pandehuri pa bazë ligjore, si dhe pa e verifikuar gjendjen faktike, ka nxjerrë vendime të kundërligjshme për zvogëlimin e borxheve të disa operatorëve ekonomikë me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm për vete apo për personin tjetër dhe shkaktimit të dëmit buxhetit të Kosovës.

Vetëm në rastin e operatorit ekonomik “Fluidi” dyshohet se janë keqpërdorur më shumë se 4 milionë euro.

Sipas dosjes se Prokurorisë, “Fluidi” kishte borxh në vlerë prej 4,458,24.00 euro për periudhën e vitit 2008-2013, ndërsa Izedin Bytyçi i kishte caktuar kësaj kompanie detyrim financiar në vlerë prej 13 mijë e 72.30 euro për periudhën prej janarit 2009 deri në qershor 2021.

Pra në çoftë se do të llogaritej edhe periudha kohore prej vitit 2014 e tutje, borxhi do të ishte shumë herë më i lartë.

Në dosjen e prokurorisë thuhet se më 07.09.2021 ka nxjerr Vendim Financiar për përllogaritjen e detyrimit financiar për operatorin ekonomik “Fluidi”, të cilit për periudhën kohore prej janarit 2009 deri në qershor 2021, i cakton si detyrim financiar vetëm shumën prej 13 mijë e 72.30 euro, ani pse ky operator ekonomik vetëm për periudhën kohore prej vitit 2008-2013, sipas grupit ministror të vitit 2014, detyrohej për borxhin prej 4,458,24.00 euro, e po që se do të llogaritej edhe periudha kohore prej vitit 2014 e tutje, borxhi do të jetë shumë herë më i lartë.

Izedin Bytyçi është arrestuar dje (e martë) pas një aksioni të Prokurorisë Speciale në zyrat e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, ndërsa është vënë në ndjekje zyrtari tjetër i ministrisë, Naser Hafizi.

TRIK TRAVEL

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here