TRIK TRAVEL
Sulmuesi gjerman, 33-vjeçari Kevin Behrens u gjend në qendër të vëmendjes së mediave vendase pasi refuzoi të firmoste një fanellë me motive ylberi.Përkatësisht, në javën e fundit të shtatorit, klubi i tij Wolfsburg kërkoi nga lojtarët që të nënshkruajnë artikuj për tifozët, gjë që është praktikë e shumë klubeve për qëllime marketingu.
Një prej tyre ishte edhe Behrens dhe ndër të tjera, të firmoste fanellën me të cilën klubi dëshiron të japë shembull diversiteti dhe tolerance.Fanella e projektuar posaçërisht përmbante logot e klubit, sponsorët, numrat dhe emrat në ngjyrat e ylberit.Megjithatë, sipas Sport Bild, Behrens refuzoi të nënshkruante fanellën disa herë, duke thënë: “Unë nuk do të nënshkruaj atë lloj m*** homoseksualësh”.
TRIK TRAVEL
TRIK TRAVEL
