Shtetasi serb Sasha Zlatkoviq është ndaluar për nxitje të urrejtjes dhe mosdurimit ndër etnikë.
Ai u arrestua më 24 korrik në pikëkalimin kufitar të Merdarës, pas publikimit të një videoje në rrjetet sociale ku fyente logon e UÇK-së dhe nënat shqiptare.
Me urdhër të prokurorit të Pejës, Dorjan Juniku, Zlatkoviq u ndalua gjatë përpjekjes për t’u larguar nga Kosova. Falë veprimeve të shpejta të Policisë së Deçanit, u mblodhën provat e nevojshme që çuan në arrestimin e tij.
Pas ndalimit për 48 orë, Zlatkoviq pranoi vërtetësinë e video-s në përballjen e tij me prokurorin dhe më pas u paraqit përballë Gjykatës Themelore të Pejës. Prokurori Juniku, duke iu referuar Nenin 141 të Kodit të Procedurës Penale, kërkoi masën e paraburgimit për nxitje të urrejtjes dhe përçarjes, e cila u miratua nga gjykata.
Zlatkoviq do të qëndrojë në paraburgim për 30 ditë, ndërsa çështja e tij është deleguar për trajtim të mëtejshëm në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës.
