26-vjeçari shqiptar ndërron jetë pasi plagoset dhe flaket anës rrugës; një nga autorët arrestohet

0
126
TRIK TRAVEL

Zbardhen detaje të reja nga vrasja e 26-vjeçarit në Prishtinë mbrëmjen e kaluar.

I riu kishte në trup disa plagë të shkaktuara me thikë ndërsa dyshohet se autorët e kanë plagosur dhe më pas e kanë hedhur nga automjeti në rrugë dhe më pas janë larguar.

Mësohet se ky person ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme ndërkohë që ishte në spital e po trajtohej, pasi u dërgua me urgjencë në gjendje kritike.

TRIK TRAVEL

Mbi ngjarjen, policia bën me dije se një nga autorët është identifikuar dhe vënë në pranga.

Sot me datë 07.07.2024 rreth orës 21:00 nga reparti intensiv i QKUK-s policia është njoftuar se viktima A.Th., mashkull, 26 vjeçar ka ndërruar jetë.I dyshuari lidhur me rastin është identifikuar dhe arrestuar nga policia. Rasti është duke u hetuar dhe do të veprohet në bazë të udhëzimeve të prokurorit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Prishtina Post do të vazhdojë të ndjekë këtë ngjarje dhe të informojë publikun për zhvillimet e mëtejshme.

TRIK TRAVEL

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here