Mitrovice, 27 Korrik 2024 – Një aksident ka ndodhur ne qender te Mitrovicës ku nje person është goditur nga nje veture.
Ngjarja ka shkaktuar tronditje tek qytetarët dhe ka nxitur nderhyrjen e menjehershem te autoriteteve.
Incidenti ka ndodhur prane liqenit akumulues ne qytet, nje zone e frekuentuar nga banoret lokale. Sipas deshmitareve okulare, vetura po levizte me shpejtësi te larte kur goditi kembesorin, i cili u rrezua në tokë.
Ekipet mjekesore dhe ato te Policise se Kosoves kane mberritur menjehere ne vendngjarje.
Ndërkohe, policia ka nisur hetimet per të përcaktuar rethanat e aksidentit dhe për te identifikuar përgjegjësine e shoferit të vetures.
Banoret e Mitrovices shprehen te
shqetesuar per sigurine ne rruget e qytetit dhe kerkojne masa me te rrepta për kontrollin e trafikut. Aksidente te tilla, thone ata, duhet te sherbejne si alarm per autoritetet qe te rrisin sigurine rugore dhe te mbrojne jetët e qytetarëve.
Ngjarja e sotme ka rikthyer ne vemendje nevojën për nje ndërgjegjësim më te madh
per respektimin e rregullave te trafikut, si nga drejtuesit e automjeteve ashtu edhe nga këmbësorët.
Prishtina Post
