TRIK TRAVEL
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në fshatin Runik të komunës së Skenderajt, ku dy vetura janë përplasur, duke shkaktuar disa të lënduar, përfshirë edhe fëmijë.Sipas raportimeve të gazetarit tonë nga Prishtina Post, njësitet e policisë dhe shërbimet e emergjencës janë tashmë në vendin e ngjarjes dhe po merren me situatën.Gjendja e të lënduarve mbetet e paqartë, ndërsa hetimet për shkaqet e aksidentit janë duke vazhduar. Prishtina Post do të vazhdojë të ndjekë këtë ngjarje dhe do të informojë publikun me detaje të reja sapo ato të jenë të disponueshme.
TRIK TRAVEL
        