🔴 Zjarret e Rrezikshme Kërcënojnë Skenderajn: Komuna Alarmon Qytetarët për Kujdes të Shtuar

0
429
TRIK TRAVEL

Komuna e Skenderajt ka postuar një thirrje urgjente në llogarinë e saj në Facebook, duke kërkuar kujdes të shtuar nga qytetarët për të parandaluar zjarrvëniet e qëllimshme që po kërcënojnë shëndetin publik, faunën dhe ambientin.

“Marrë parasysh temperaturat e larta gjatë këtyre ditëve dhe mungesës së kujdesit të nevojshëm nga njeriu, janë shpeshtuar rastet e zjarreve në komunën tonë, gjendje kjo që po rrezikon shëndetin publik, faunën dhe ambientin.Ekipet e Shërbimit të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit janë duke bërë të pamundurën, me gjithë rrezikun për jetë, të shuajnë zjarret dhe të ruajnë pasurinë publike dhe private.Komuna e Skenderajt u bënë thirrje të gjithë qytetarëve që të bëjnë kujdesin e shtuar që mos t’u vënë flakën tokave bujqësore, ngase ka dyshime për zjarrvënie të qëllimshme.”

TRIK TRAVEL
TRIK TRAVEL

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here