🔴 Kujdes! Alarmi i kuq për përmbytje në pjesë të Evropës Qëndrore dhe Ballkanit në 72 orët e ardhshme, përfshirë edhe Shqipërinë dhe Malin e Zi

0
344
TRIK TRAVEL

Cikloni i fuqishëm i cili vie si rezultat i masave të ftohta polare, do të shkaktojë përmbytje të shumta në disa pjesë të ndryshme të Evropës Qëndrore dhe të Ballkanit.

Fenomenet e ndryshme meteorologjike, si shkarkimet elektrike dhe breshëri, do të jenë më të kufizuara në përgjithësi kësaj radhe, megjithatë, kryesisht më të përqëndruara do të jenë në pjesë të Ballkanit Perëndimor dhe Italisë. Ndërsa si pikë kyçe do të jenë në rend të parë reshjet intensive të shiut, e më pas edhe erërat e fuqishme.

TRIK TRAVEL

Kjo e fundit më e përqëndruar në Evropën Qëndrore, e cila pritet të arrijë pothuajse shpejtësi të vazhdueshme kohë pas kohe mbi 100 km/h, e sidomos në zonat më të larta.Po ashtu, në zonat e larta malore, sidomos në Alpe priten reshje të dendura bore. Sa i përket sasisë së reshjeve totale brenda 72 ore, pritet të arrijë mbi 200 mm, përfshirë pjesërisht Shqipërinë e Malin e Zi, të cilat gjinden në zonën me alarmin e kuq!

TRIK TRAVEL

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here